Pa asnjë shenjë përparimi në përpjekjet e ndërmjetësve për të arritur një armëpushim në luftën e Gazës, forcat izraelite goditën Rafahun nga ajri dhe toka.

Përleshje të ashpra me armë midis trupave izraelite dhe luftëtarëve palestinezë të udhëhequr nga Hamas u zhvilluan gjithashtu më në perëndim të vendit. Banorët janë shprehur se tanket kanë marrë kontrollin përgjatë vijës kufitare me Egjiptin bënë disa bastisje drejt perëndimit dhe qendrës së qytetit jugor, duke plagosur disa të cilët ishin bllokuar brenda shtëpive të tyre.

Forcat izraelite kanë operuar gjithashtu brenda kampit Al-Bureij në Rripin qendror të Gazës në terren, duke kryer bombardime të rënda. Ndërmjetësuesit e Katarit dhe egjiptian, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, kanë shtuar përpjekjet për të arritur një marrëveshje armëpushimi, që do të ndalojë armiqësitë dhe do të shohë lirimin e pengjeve izraelitë dhe një numri palestinezësh të burgosur nga Izraeli.

Ndërkaq nga sulmi në shkollën e Agjencisë për Refugjatët Palestinezë në kampin e refugjatëve Nuseirat bilanci i të vdekurëve arriti në 40.OKB ka bërë të ditur se 6,000 njerëz të zhvendosur ishin strehuar brenda ndërtesës kur ajo u godit pa paralajmërim.

Teksa ndodhet në Francë, gjatë ceremonisë përkujtimore për 80-vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore një prej shoqatave më të mëdha të të drejtave të njeriut në SHBA i kërkoj presidentit amerikan Joe Biden të ndalojë për një kohë të pacaktuar të gjitha dërgesat e armëve për Izraelin dhe të bëjë presion ndaj aleatit të SHBA për t’i dhënë fund luftës së saj në Rripin e Gazës, pasi kjo mund t’ë dëmtojë imazhin e tij në mesin e votuesve me ngjyrë në zgjedhjet e nëntorit.

Klan News