Gazetari Artan Hoxha thotë se ka njohur personalisht pjesën më të madhe të ‘kokave’ të krimit në vend. Sonte në studion e “Opinion” ai ndau dhe një detaj që ka të bëjë me pirjen e kafes turke.


Artan Hoxha: Në shumë raste më është dashur të negocioj jetën me ata që kisha përballë.

-Me bosët e krimit? Ti i ke njohur dhe personalisht një pjesë të tyre…

Artan Hoxha: Jo një pjesë, por pjesën më të madhe. Një pjesë e mirë e atyre që kanë ndërruar jetë. Madje njerëzit që më njohin nga afër e dinë që unë pi vetëm kafe turke. Se s’pi express kurrë, madje dhe në Kolumbi kam pirë kafe turke. Kur më pyesin pse pi, u them “kam qenë në aq shumë vaki sa kjo kafja turke tani…”

-Ti shkon dhe i përcjell?

Artan Hoxha: Patjetër!

/tvklan.al