#Euro2024 #TvKlan

Kampionët në ekranin kampion! Ngjarja më e madhe sportive e Kontinentit, Euro 2024, ekskluzivisht në Tv Klan me Marina Vjollcën, çdo mbrëmje, për 31 ditë me radhë, në një program kushtuar aventurës magjike të futbollit europian. Dhe mbi të gjitha, fluturimit të shqiponjave tona kuqezi në Gjermani. Koha erdhi që krejt zemrat tona të rrahin bashkë me ekipin kombëtar. Komentet me specialistët më të mirë të fubollit, lidhje live nga kampi kuqezi dhe stadiumet ku do të përballemi me Italinë, Kroacinë e Spanjën me Alban Xhihanin. Çdo mbrëmje me Kampionët për 51 ndeshjet e Euro 2024 ne Tv Klan. Një ëndërr, një kombëtare dhe një ekran!

Të ftuar:

Balina Bodinaku – Opinioniste
Arjan Peço – Specialist futbolli
Kastriot Çaushi – Aktor
Alban Bushi – Trajner i Shqipërisë U21

Matko Djarmati – Trajner futbolli
Gentian Zenelaj – Aktor
Eliona Pitarka – Aktore
Blendi Fevziu – Gazetar