Japin spektakël Shakira dhe Jennifer Lopez

Finalja e Super Bowl 2020 e zhvilluar në Miami ishte emocionuese në çdo aspekt në lojën e të dy skuadrave Kansas City Chiefs dhe San Francisco 49ers, por padyshim për spektaklin e famshëm të pushimit.

Shakira dhe Jennifer Lopez ishin protagonistet me shfaqjen e tyre. Hitet më të njohura të dy këngëtareve, dritat e skenës së ngritur në mesin e fushës dhe fishekzjarret ndezën Hard Rock Stadium të Miamit për rreth 15 minuta. Kjo finale e Super Bowl iu kushtua legjendës së basketbollit Kobe Bryant, i cili humbi jetën pak ditë më parë në një aksident me helikopter.

Një mbrëmje që u kurorëzua me suksesin e Kansas City Chiefs që mundën San Francisco 49ers u mundën me rezultatin 31 – 20, pavarësisht një mbrojtje që tregoi vlera.

Suksesi i Kansas City u arrit falë lojës Patrick Mahomes, i cili u shpall sportisti më i mirë i takimit. Një triumf me përmbysje gjatë pjesës së dytë të lojës, që u mbyll me një touchdown të skuadrës nga Kansasi.

Tv Klan