Komisioni Europian ka miratuar fondin prej 4.5 miliard eurosh për vendet që aspirojnë të integrohen në bllokun europia, fondi i cili është i vlefshëm për periudhën 2008-2010 synon përmirësimin e qeverisës dhe forcimin e shtetit ligjor në 8 vende. Shifra më e lart i shkon Turqisë, e cila do të marrë në 3 faza 1.758 miliard euro, 584.4 mln euro për Serbinë, 451.4 mln euro për Kroacinë, 359.1 mln euro për Kosovën, 269.9 mln euro për Bosnje-Hercegovinën, 245.1 mlkn euro për Shqipërinë, 244.3 mln euro për Maqedoninë dhe Mali i Zi do të jetë ai që do të marrë më pak rreth 99.9 mln euro.

Një tjetër hap i rëndësishëm për vendin tonë është edhe Marrëveshja e Stabilizim Asocimit. Gjermani ai ka thënë Ok marrëveshjes duke e votuar unanimisht në komisionin parlamentar të marrëdhënieve me jashtë. Në këtë mënyrë i hapet rruga provimit të ligjit nga Bundestagu dhe Bundesrati gjerman.

MSA midis BE dhe Shqipërisë u nënshkrua në Luksemburg më 12 qershor të vitit 2006. Gjermani ka ofruar gjithnjë mbështetjen e saj për integrimin e Shqipërisë në BE, e reflektuar kjo edhe në ndihmën prej 700 mln eurosh./tvklan.alGazetare: Justina Ukaliaj