Polonia dhe Austria, do të kërkojnë pikët e para në Europian, në përballjen mes tyre, të vlefshme për Grupin D.

Të dyja kombëtaret, vijnë pas humbjeve në ndeshjet e para dhe duan suksesin në sfidën e sotme. Austriakët u mposhtën minimalisht nga Franca, ndërsa polakët humbën me përmbysje ndaj Holandës me rezultatin 2-1.

Pritet një përballje e bukur dhe e luftuar nga të dyja krahët, për shkak të lojës së hapur që bëjnë dy kombëtaret.

Pak minuta para fillimit, trajnerët kanë zbuluar edhe titullarët e kësaj sfide. Takimet e Euro 2024, transmetohen ekskluzivisht në Tv Klan.


FORMACIONET ZYRTARE:

Poloni: Szczesny, Dednarek, Dawidowicz, Kiwior, Frankowski, Piotrowski, Zielinski, Slisz, Zalewski, Buksa, Piatek.

Austri: Pentz, Mwene, Trauner, Lienhart, Posch, Grillitsch, Seiwald, Laimer, Baumgartner, Sabitzer, Arnautovic.

/ tvklan.al