Lajme Arkiva – TV Klan 2003

KESH ka vendosur të penalizojë qytetin e Vlorës, për mospagesë të faturave të energjisë elektrike. Sipas një vendimi, qyteti është paralajmëruar për kufizime drastike. Në orarin e përcaktuar nga filiali elektrik i qytetit, kufizimet do të jenë nga ora 8 e mëngjesit, deri në orën 17 të pasdites dhe nga ora 22 e mbrëmjes, deri në orën 4 të mëngjesit.

Ky vendim është marrë, pasi Vlora është një prej qyteteve më problematik për pagesat në KESH. Pjesa më e madhe e popullsisë kanë që nga viti 1997, që nuk paguajnë faturat e energjisë elektrike. Por KESH ka marrë vendimin, që Vlorës t’i hiqen dritat për mospagesë të faturave vetëm pak ditë pasi ka vendosur që në Shkodër të ngrihen fatura eleketrike të vitit 2002, duke u dhënë një shans qytetarëve verior, të cilët zënë vendin e parë në listën e debitorëve në KESH.

Në qytetin e Vlorës, më shumë se 70% të popullsisë, i shkon fatura afrove e energjisë, pasi mungojnë matësat elektrik, për të cilët deri tani KESH nuk ka marrë asnjë masë./tvklan.al

Gazetare – Eva Paja