“Kushdo që kryen një krim mjedisin do të dënohet”

. Ka qenë deklarata e ministrit të  Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë një aktiviteti për Festivalin e Filmit Mjedisor të Shqipërisë. Klosi tha se për të patur një mjedis sa më të pastër duhet të futen kurrikula për mjedisin në edukimin e nxënësve.

“Ne duam shumë që së bashku me ju të punojmë në dy aspekte shumë të rëndësishme;  e para forcimi i penaliteteve për ata që kryejnë krim mjedisor dhe duhet të kuptojnë që si për çdo krim tjetër janë nën presionin e shoqërisë dhe nën gjykimin e ligjit. Ai që ndot mjedisin ndot pasurinë tonë të përbashkët, bën një krim mjedisor dhe ai duhet të dënohet. Dhe aspekti tjetër që po ashtu doja të ndaja me ju është edukimi. të kemi mundësi të fusim në kurrikulat e shkollave të të gjitha niveleve jo vetëm shpjegimin teorik të mjedisit, por edhe aksione praktike për pastrimin dhe edukimin afatgjatë’.

Duke u ndalur tek aksioni mbarëkombëtar “Për një Shqipëri të pastër” ministri Klosi ftoi qytetarët që të bashkohen në përpjekjet institucionale për të ndërtuar mbi të gjitha, kulturën e mirëmbajtjes së pasurisë së përbashkët, mjedisin.

Tv Klan