Sali Berisha: “Kryeministri më siguroi mua se qeveria greke do ta mbështesë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dhe unë e sigurova atë se për mua dhe për qeverinë time kjo performancë është tepër e rëndësishme dhe ne duhet ta bëjmë atë sa me shpejt. I tregova mikut tim se nesër Shqipëria do të aplikojë për vendin kandidat në Bashkimin Evropian, e ftuar kjo nga presidenca çeke dhe dua të theksoj dhe gjithashtu dua të siguroj që Shqipëria do t’i plotësojë të gjitha standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

Kostas Karamanlis: “Dhe një mbështetës i kursit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ne inkurajojmë dhe mbështesim perspektivën evropiane të Shqipërisë, si dhe të të gjithë grupeve të Ballkanit perëndimorë. Neve jemi ndër vendet e para të Bashkimit Evropian dhe gjithashtu Greqia është i pari vend që e shikon tepër pozitivisht regjimin e liberalizimit të vizave, edhe në agjendën e samitit të Selanikut në vitin 2003. Që nga ajo kohë ne i plotësojmë të gjitha angazhimet tona. dhe ne e kemi ndjekur nga afër aplikimin që bëhet tani duke plotësuar të gjitha kërkesat e nevojshme.”/tvklan.al