Konferenca e Kryetarëve ka vendosur të shtyjë diskutimin e projekt-rezolutës së prezantuar pak ditë më parë nga Partia Socialiste, përmes së cilës synon reformimin e të gjitha hallkave të qeverisjes dhe institucioneve të pavarura.

Shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Bundestag.

Për shkak se kjo projektrezolutë parashikon edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm që kërkon angazhimin e të gjitha palëve politike, u ra dakord që të ketë një diskutim më të gjerë në një mbledhje me praninë edhe të opozitës.

Tv Klan