Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Vendet e Ballkanit janë tranzit të krimit të organizuar, por jo protagoniste. Konkluzioni është arritur në konferencën e Paktit të Stabilitetit të mbajtur në Tiranë.

“Situata e krimit të organizuar, krijon përshtypje të keqe për vendet e rajonit të Ballkanit, por në fakt këto përshtypje janë të ekzagjeruar më shumë seç duhet. Prirjet e krimit të organizuar janë globale dhe vendet e Europës Juglindore janë thjesht vende transit të krimit të organizuar”.

Fatos Nano:- “Plan kombëtar ka ndërtuar dhe po bën gjithnjë e më veprues një sistem të drejtësisë së organizuar, kundër krimit të organizuar, për të bllokuar infiltrimin e rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar në rajon, për të aktivizuar të gjitha instrumentet e shtetit të së drejtës për ndëshkimin e kriminelëve në vendin ku ndodh krimi”.

Pakti i Stabilitetit shënon si prioritete të saj për vitin 2004, luftën kundër krimit të organizuar, menaxhimin më të mirë të kufijve, krijimin e rrjeteve rajonale të energjisë dhe infrastrukturës, tregjet e lira, si dhe lëvizjen e lirë të njerëzve. Sipas drejtuesve të lartë të Paktit të Stabilitetit lehtësimi i procedurave të vizave për Ballkanin shënon një ndër prioritetet, ndërkohë që po punohet për krijimin e rrjetit të vizave Shengen për vendet e Ballkanit./tvklan.al