Një kopsht me 70 fëmijë në fshatin Sovjan të rrethit të Korçës është mbyllur për shkak të kushteve skandaloze të higjienës. Masa ekstreme është marrë nga inspektorati i higjienës në drejtorinë e Shëndetit Publik. I cili pas një kontrolli të ushtruar ka evidentuar se në oborrin e e këtij kopshti ndodhen dy gropa të ujërave të zeza të cilat qëndrojnë të hapura prej kohësh.

“Fëmija dalin për pushim, dalin nga shkolla e nuk vijnë në shtëpi frikësohemi vetë.”

“Pisllëqe kemi, sëmuren fëmija këtë kemi neve. Të mbulohet të rregullohet jemi në rregull pastaj.”

“Si nuk kemi frikë, sëmundja është nëpër këmbë tani, pastërti s’ka.”

Luan Bejko: “Ne morëm masë mbyllje dhe kryesisht gropa septike e këtij kopshti ishte hapur. Njëkohësisht ishte edhe defet në ujin e pijshëm. Këto vatra të ndryshme ashtu siç e përmenda më sipër janë vatra sëmundjesh. Qoftë edhe sëmundje gatroinstensinale, qoftë sëmundje hepatit.

Inspektorati i higjienës ka paralajmëruar dhe mbylljen e shkollës 9-vjeçaqre të fshatit Sovjan. Pasi në  ambientet sportive të kësaj shkolle vazhdon të mbetet e hapur gropa që shërben për grumbullimin e ujërave të zeza./tvklan.al

Gazetare: Daniela Zisi