Të paktën 16 persona kanë mbetur të  vdekur në Korenë e Jugut.  Siç raporton BBC, bateritë e litiumit kanë shkaktuar një shpërthim masiv.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Hwaseong, 45 km larg Seulit. Koreja e Jugut njihet si lider në prodhimin e baterive të litiumit, të cilat përdoren gjerësisht që te automjetet elektrike e deri te laptopët.

Mësohet se në fabrikën “Aricell” kishte rreth 35 mijë bateri të paketuara në katin e dytë të saj. Në momentin e shpërthimit, brenda saj ndodheshin 100 punëtorë. Shumë prej tyre kanë mbetur të plagosur…

Bateritë e litiumit shpërthejnë në rast mbinxehje ose kur dëmtohen. Madje ekziston rrisku që zjarri të aktivizohet edhe pas shpërthimit, kjo prej ndonjë reaksioni kimik.

/tvklan.al