Tuneli i Llogarasë do të hapet më datë 5 Korrik. Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në Facebook-un e tij pamjet nga brenda tunelit, i cili është thuajse gati për qarkullimin e lirë.

Për Dhërmi nga Tuneli spektakolar i Llogarasë”, shkruan Rama krahas videos.


Puna për tunelin do të rifillojë në vjeshtë për të përfunduar të gjithë veprën, përfshirë tunelin e emergjencës. Këtë vit kalimi në tunel do të jetë falas, ndërsa pagesa do të nisë nga viti i ardhshëm.

Tuneli i Llogarasë, me një gjatësi 5.9 kilometra, do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga Vlora për në Palasë në vetëm 20 minuta.

/tvklan.al