Edhe në Xhaminë e Madhe të Prishtinës u mbajt manifestimi qëndror i faljes së Bajramit. 

Debatet e fundit rreth projektligjit për shëndetin riprodhues kanë bërë që pjesën kryesore të fjalimit myftiu Naim Tërnava t’ia kushtojë familjes.

Ai tha se duhet të ndalen përpjekjet për shkatërrimin e familjes.

Sipas tij po synohet një shoqëri që jeton pa ndjenja për familjen.

Tërnava shprehu shqetësim edhe për numrin në rritje të vrasjeve kohëve të fundit në Kosovë.

Tv Klan