Ashtu si 580 vite më parë, në rrugët e qytetit të Lezhës u improvizua parada e kalorësve duke përkujtuar kështu 2 Marsin, Beslidhjen e Lezhës. Princat e Arbrit u mblodhën në Lezhë, me 2 Mars të 1444-ës, me Skëndërbeun si kryeprinc me qëllim formimin e një boshti të fortë kundër perandorisë osmane që kërcënonte territoret shqiptare.  Me këtë besëlidhje u hodhën themelet e shtetit të parë të mirëfilltë shqiptar, e për nder të këtij momenti historik, aktivitete të shumta u organizuan nga Bashkia e Lezhës.

Kjo datë historike bëri bashkë politikanët nga të gjitha trevat shqipfolëse, historianë, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qytetarë të shumtë. Për kreun e shtetit, Bajram Begaj, Besëlidhja e Lezhës, na kujton se bashkimi dhe solidariteti janë thelbësorë për mbrojtjen e vlerave të përbashkëta dhe të lirisë, në një kohë kur në botë kushtet gjeopolitike janë përballë sfidave dhe kërcënimeve.

Ndrësa kryetari i bashksië së lezhës Pjerin Ndreu, thotë se për të gjithë historinë që mbart Lezha, është i përkushtuar për të zhvilluar akoma më shumë qytetin.

Kremtimeve të ditës së sotme, iu bashkuan qindra qytetarë, të cilët mbushën rrugët me flamujt kuq e zi në duar, teksa u ekspozuan në stenda edhe produkte artizanale. Aktiviteti u përmbyll në Pallatin e Kulturës, ku të pranishmit mbajtën kumtesa për këtë datë historike.

Tv Klan