Ilir Meta: “Konkluzionet e partnerëve tanë amerikanë janë në të njëjtën linjë me konstatimet dhe denoncimet që në kemi bërë në vazhdimësi ndaj keqqeverisjes së Sali Berishës. Ashtu sikurse konkludon ky raport ne kemi denoncuar korrupsionin dhe presionin e qeverisë mbi institucionet e pavarura, mbi gjyqësorin, mbi prokurorinë dhe mbi median. Ashtu siç konkludon raporti ne e kemi denoncuar paaftësinë e qeverisë për të realizuar një reformë të plotë e integrale në sistemin e drejtësisë që rrit pavarësinë e sistemit, që rrit transparencën dhe efikasitetin e tij.”/tvklan.al