Pak ditë pasi vizitoi nga afër punimet në rrugën Durrës-Kukës, kryetari i LSI-së Ilir Meta përsëriti edhe njëherë rëndësinë e kësaj vepre madhore. Këtë deklaratë Meta e bëri gjatë një takimi që zhvilloi me qytetarët e Vlorës, ku gjithashtu foli për rëndësinë e një tjetër vepre të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, siç është rruga e bregdetit.

Ai gjithashtu u shpreh se pas fitores së qershorit vendimi parë që do të marrë do të jetë shfuqizimi i moratoriumit për mjetet e lundrimit.

Ilir Meta: “Jam i bindur se një nga vendimet e para të mazhorancës sonë fituese pasi të nxjerrim në pension të përhershëm politik Sali Berishën në 28 qershor do të jetë heqja e një vendimi diskriminues për vlonjatët, për durrsakët, për sarandjotët dhe për gjithë shqiptarët që është ai i kufizimit të mjeteve të lundrimit vetëm për shqiptarët.”/tvklan.al