Paskal Milo: “Demokracia Sociale është e hapur për të zhvilluar bisedime, diskutime dhe negociata me të gjithë partnerët tanë të së majtës dhe me këtë synim të përbashkët kemi pranuar tashmë një propozim të ardhur nga partia Socialiste.  Për të patur një takim për të diskutuar për çështjet që kanë të bëjnë me kodin zgjedhor. Unë pres që nga fundi i kësaj jave të kem një takim me zotin Rama, kryetarin e partisë Socialiste. Për të diskutuar për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me kodin zgjedhor dhe me bashkëpunimin për reformën zgjedhore. Prek gatishmërinë për tu takuar me të gjithë kryetarët e tjerë të partive politike të opozitës për të biseduar me ta rreth formave të ndryshme të bashkëpunimit zgjedhor./tvklan.al