Komiteti Ndërministror për Integrimin është mbledhur për të shqyrtuar të gjithë problematikën që lidhet me integrimin europian, detyrimet, por edhe atë se çfarë duhet realizuar në këtë drejtim. Kryeministri Berisha e lidhi këtë mbledhje me raportin e dytë të radhës të BE që monitoron ecurinë që prej nënshkrimit të marrëveshjes. Progresi është i dukshëm tha Berisha, duke iu referuar kryesisht 6 muajve të fundit.

Sali Berisha: “Kanë qenë muajt e shpejtësisë më të lartë të motorëve të funksionimit të kësaj qeverie. Muaj të reformave më të thella kushtetuese dhe ligjore të vendit. Muaj të konsolidimit të suksesshëm të performancës fiskale. Por sa më shumë i afrohemi në rrugën tonë BE, aq më të mëdha bëhen kërkesat.”

Mbledhja u fokusua kryesisht në materialin e Ministrisë së Integrimit mbi ecurinë e procesit. Kryeministri u ngarkoi si detyrë ministrive të linjës si dhe agjencive shtetërore në varësi të tyre, të riskedulojnë realizimet për të bërë më të qarta detyrat që garantojnë integrimin e shpejtë të vendit./tvklan.alGazetare: Menada Zaimi