Kanadaja i zgjat dorën Shqipërisë duke i ofruar një ndihmë financiare të barabartë me atë që ky shtet po shpenzon për ushtrinë. Ky ka qënë premtimi i Ministres Kanadaze për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Vian Marlein, në takimin me Kryeministrin Majko.

Kanadaja do të shpenzojë për ringritjen e ekonomisë shqiptare edhe pas konfliktit në Kosovë, ndaj një përfaqësues i Qeverise Kanadeze do të vendoset në Shqipëri. Majko tha se hallet tona në këtë situatë dihen ndaj nuk është momenti që të bërtasim se kemi nevojë për ndihmë. Aktualisht numri i refugjatëve kosovarë theksoi kryeministri Majko është mbi 500 mijë dhe ka tendencë të rritet ndaj kjo nuk duhet të ndikojë në stabilitetin ekonomik të Shqipërisë./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame