Kryeministri Meta ka thirrur në zyrën e tij ministrin e Jashtëm jugosllav Goran Svilanoviç. Meta shprehu kënaqësinë që priti ministrin e Jashtëm Jugosllav, shenjë kjo që shpjegon ndryshimet e mëdha që ka ndodhur në vendin tonë ku të gjitha vendet tani kanë qeveri të zgjedhura në mënyrë demokratike. Të dy shprehën kënaqësinë për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe ranë dakort për nevojën e kontretizimit të tyre.

Ata u shprehën për ndërtimin e marrëdhënieve konkrete të dobishme dhe në interes të përbashkët, diskutuan për nevojën e një bashkëpunimi të ngushtë, për një zgjidhje të drejtë të problemeve në Preshevë si dhe folën për nevojën e marrjes së hapave të tjerë për lirimin e të burgosurve të mbetur shqiptarë në burgjet e Jugosllavisë si dhe për gjetjen e personave të humbur.

Svilanoviç i dorëzoi Kryeminstrit Meta ftesën zyrtare të kryeministrit serb për të vizituar Beogradin, ftesë të ciën Kryeministri Meta e pranoi dhe që do të kryhet në një kohë të përshtatshme./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego