Berisha: Ditëlindja ime më interesante

Kryeministri Sali Berisha festoi 64-vjetorin e ditëlindjes nën gjirin e familjes së të djathtës europiane.

Sali Berisha: “Kjo ka qenë ditëlindja më interesante për dy arsye. E para ne fluturim.

Gazetarja: “Çfarë ndodhi?”

Sali Berisha: “Jo asgjë nuk ndodhi, por të fluturosh në ditëlindje nuk është gjë e keqe, është gjë e mirë. E dyta, të të rastisë ditëlindja, të festosh ditëlindjen me kryeministrat dhe presidentët e vendeve europiane edhe kjo është një ogur shumë i bardhë. Pra unë e konsideroj këtë, është 64 vjetori dhe e konsideroj një nga më të të mbarat që kam patur ndonjëherë.”

Arta Tozaj: “Me 64 vite pas krahëve dhe më një karrierë të suksesshme politike, kreu i mazhorancës Shqiptare Sali Berisha nuk ka nguruar ti tregojë homologut të tij italian Silvio Berlusconi se në fakt dhe fitorja e skuadrës shqiptare ndaj Milanit, ishte po aq ogur i mirë për procesin elektoral në Shqipëri.”

Sali Berisha: “Lidhur me rezultatin e ndeshjes i thashë, i dashur mik nuk ke pse të ndjesh keqardhje se dje ka qenë dita e parë e fushatës time elektorale. Fitova, këtë doje dhe t’i, po tha.”

Kur bie fjala për ditëlindjen kryeministri ka komentuar edhe festimin e 100 vjetorit të lindjes së ish-liderit komunist Enver Hoxha në disa qarqe kosovare. Ku bënte pjesë dhe kreu i Kuvendit të Kosovës.

Sali Berisha: “Mendoj se qëllimi i tyre është i pa pranueshëm dhe ata që kanë bërë këtë nuk janë të vetëdijshëm se çfarë u krijoi ky barbar, diktator barbar shqiptarëve.”

Arta Tozaj: “Kryeministri Sali Berisha shtoi se në vitin 1991 PPE e kanë cilësuar Enver Hoxhën si Hitlerin e pas luftës së dytë botërore.” /tvklan.al