Stuhitë dhe erërat e fuqishme në rajonin e Kukësit kanë dëmtuar sipërfaqe të tëra me kultura bujqësore në disa komuna. Fermerët janë detyruar që të përballojnë vetë riskun e dëmit pasi pronat e tyre rezultojnë të pasiguruara.

Fermer: “Ne kemi shkuar kemi marrë rrushin në Tiranë në Yzberisht dhe e kemi sjellë këtu dhe kemi punuar me krah. Kemi nevojë për ndihma pak a shumë le të na japë shteti që të bëjmë diçka. Një kredi, por nuk kishte kredi, edhe ne edhe shteti ka ashtu edhe ne kemi pak, marrim diçka.”

Iniciativa të tilla vitet e fundit në Kukës kanë ardhur në rritje, por ende shumica e sipërfaqeve të tokës mbetet e pa mbjellë për faktin se kostoja e saj është shumë e lartë dhe mungesa e ujit vaditës. Kukësi njihet për sipërfaqet e shumta të vreshtave që u shkatërruan  pas viteve 90.

Ndërsa gjatë viteve të fundit shoqata dhe fonacione të shumta që mbështesin fermerët e zonave malore, nxitën rimëkëmbjen e sektorit të vreshtarisë./tvklan.al