Nga pedonalja e Dhërmiut, një prej plazheve më të frekuentuara të jugut, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u kërkoi bizneseve që të mirëmbajnë hapësirat e përbashkëta dhe të mos i kthejnë ato në vendepozitime mbetjesh. Turistët thotë Kumbaro nuk duhet të priten me një panoramë të tillë.

“Unë e kuptoj që ky po bën ndërtim, po ky nuk ka asnjë të drejtë të na lë këtë pamje të shëmtuar, duhet që mbulimi i kantiereve të bëhet në mënyrë estetike dhe të gjitha këto inerte vijnë nga ky kantier.”

Në të kundërt paralajmëron Kumbaro do u pezullohet puna.

“Investitorit i duhet çuar mandati ose do i pezullojmë kantierin, ose duhet ta pastrojë. Identifikojini një nga një ku janë dhe merrini në telefon.”

Pas inspektimeve në terren, në takimin me operatorët turistikë, përfaqësuesit e hoteleve, restoranteve dhe bizneseve, Kumbaro u ndal tek siguria në plazhe e në ujë.

“Ju e quani të domosdoshme që të keni kamarier, e quani të domosdoshme që të keni kuzhinier. E keni të domosdoshme të keni pastruesin. Do ta quani po kaq të domosdoshme të keni dhe vrojtuesin e plazhit.”

Në këtë drejtim paralajmërohet se do të forcohen kontrollet në gjithë vijën bregdetare.

Tv Klan