Presidenti amerikan Xho Bajden zgjati edhe më një vit afatin e urdhërit ekzekutiv për gjendjen e jashtëzakonshme në Ballkanin Perëndimor.

Urdhëri u zgjat pasi vlerësohet se gjendja aktuale e rajonti vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Tensionet etnike kryesisht në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë janë shkaqet kryesore të zgjatjes së afatit.

“Veprimet që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe që pengojnë zhvillimet demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së”, thuhet në urdhrin e nënshkruar Biden.

Urdhëri është në fuqi prej 26 Qershorit 2001 kur u nënshkrua nga presidenti i kohës Xhorxh Ë. Bush, në kohën e trazirave në Maqedoninë e Veriut që çuan në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit  dhe është ripërtërirë disa herë me ndryshime, sipas tensioneve të kohës. Urdhërat kanë afat 1-vjeçar dhe ky i fundit skadon më 26 Qershor 2025.

Tv Klan