Briken Calja u rendit i pari në dy garësh në baterinë B dhe i dhjeti në klasifikin e përgjithshëm për peshën deri 73 kilogramë. Çalja ngriti në total 333 kilogramë në Kupën e Botës që po zhvillohet në Tajlandë.

Në krahasim me Europianin e zhvilluar në shkurt në Bullgari është përmirësuar me 5 kilogramë. Kjo është gara e fundit kualifikuese për Lojërat Olimpike 2024 dhe Briken Çalja do të presë pasi të plotësohen listat e Federatës Botërore ku pranohen 12 peshëngritës për secilën peshë. 34-vjeçari ka marrë pjesë në 3 olimpiada deri më tani.

Çalja ka patur probleme me dëmtime kohët e fundit dhe shpreson të kthehet sërish te medaljet ndërkombëtare.

Tv Klan