Shqipëria u mund në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Europian me rezultatin 2-1. Përveç golit rekord të Nedim Bajramit, vëmendjen e mori edhe prezenca shumë e lartë e tifozëve në stadium në mbështetje të kombëtares.

Por ndodhi edhe një episod që mori vëmendjen e të gjithë sportdashësve dhe mediave. Një tifoz shqiptar hyri në fushën e lojës duke e ndalur për disa minuta. Ditën e sotme është zbuluar identiteti i tij.

Sami Rexhepi
Sami Rexhepi

Ai quhet Sami Rexhepi dhe është me origjinë nga Skënderaj i Kosovës. Ai jeton në Dyseldorf të Gjermanisë dhe për mediat në Kosovë ka treguar arsyen se pse e mori atë veprim.

”Kam vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja”, raportohet të ketë thënë Rexhepi.

Pasi u fut në fushë, Rexhepi përshëndeti disa prej futbollistëve të kombëtares. Ndërkohë menjëherë ndërhyri sigurimi i stadiumit. Vetëm pasi i “dribloi” disa prej tyre dhe rrëshqiti, tifozi shqiptar u mund të neutralizohej. Më pas u largua nga stadiumi ku siç thotë dhe ai vetë hyrjen në fushë e ka paguar me një çmim goxha të rëndë.

Sipas Rexhepit, autoritetet e kanë penalizuar duke i ndaluar futjen në stadiumet gjermane në të ardhmen. /tvklan.al