Shqipëria do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme të hënën e 24 qershorit, siç është ajo ndaj Spanjës, ku synohen 3 pikët, për të kaluar grupin.

Gazetari i Tv Klan, Glendi Tafaj, zbuloi në emisionin “Euro Zone”, formacionin e mundshëm të kuqezinjve.

Në portë, do të luajë Strakosha, ndërsa ndryshon mbrojtësi i djathtë. Balliu do të marrë vendin e Hysajt. Një tjetër ndryshim do të jetë edhe maja e sulmit, aty ku Broja, pritet të luajë përpara Manajt.

Sa i përket pjesës tjetër, në qendër të mbrojtjes, do të jenë dyshja Gjimshiti-Ismajli, ndërsa në të majtë Mitaj. Mesfusha do të jetë si ndaj Kroacisë, me Ramadanin, Laçin dhe Asllanin.

Në krahun e majtë të sulmit është projektuar Bajarami, ndërsa në të djathtë Asanin, në mbështetje të Brojës./ tvklan.al