Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ka sqaruar se Sali Berishës nuk i mbaron mandati i deputetit.

Kryeparlamentarja Nikolla deklaroi se Sali Berisha ka munguar me arsye në parlament për më shumë se 6 muaj ndaj atij nuk i hiqet mandati.

“Dua t’i japim fund spekulimeve. Qenia e një personi nën këtë masë nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye në Kuvend. Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës”, tha ajo.

Kujtojmë se Berisha ndodhet në arrest shtëpie në lidhje me procesin e privatizimit të kompleksit Partizani. Për këtë arsye prej 6 muajsh ai nuk është paraqitur dhe nuk ka marrë pjesë në punimet e Kuvendit apo komisioneve të saj.

Për këtë çështje ka pasur edhe shumë diskutime gjatë këtyre ditëve për qëndrimin që do të mbante Kuvendi për kushtet kur mungesa e tij vijon prej 6 muajsh.  

Kujtojmë se rregullorja e Kuvendit thotë se nëse një deputet mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht i hiqet automatikisht mandati./tvklan.al