Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Një lagjje në Laç nuk furnizohet me ujë prej pesë vjetësh. Bëhet fjalë për banorët e lagjes Sanxhak në hyrje të Laçit të cilët nuk kanë parë ujë në shtëpitë e tyre që nga viti 1994. Furnizimi i vetëm me ujë bëhet në dy çezmat në hyrje të lagjes.

Pesë mijë banorë të kësaj lagjeje detyrohen të rrinë me radhë për orë të tëra për të mbushur bidonat me ujë. Këta banorë ankesën e ujit ja kanë bërë edhe kryeministrit Majko në një takim me të në kryeministri. Ky i fundit ju premtoi banorëve të Sanxhakut që shumë shpejt uji do tju rikthehet.

Ministria e Punëve Publike nuk ka mërrë asnjë masë për rregullimin e gjendjes. Edhe në këto ditë të nxehta kur uji është nevoja numër një, banorët laçian duhet të mësohen pa të./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj