Luhet këtë të enjte sfida Spanjë-Itali, e vlefshme për grupin B në Euro 2024. Kjo ndeshje po shikohet me interes të lartë edhe nga tifozët shqiptarë pasi ndodhemi në të njëjtin grup.

Jo më kot, por edhe sfida e radhës dhe e fundit e fazës së grupeve, është pikërisht ndaj iberikëve. Ata konsiderohen si skuadra më e fortë e grupit, por njëkohësisht edhe pretendente për të dërguar kupën në shtëpi.

Megjithatë nga sfida e sotme na erdhi një lajm i mirë. Mesfushori i Manchester City-t, Rodri, do të mundojë në sfidën ndaj kuqezinjve. Shkak u bë kartoni i verdhë që mori përballë italianëve.

Kujtojmë që ky ishte kartoni i dytë radhazi që mori Rodri pasi u ndëshkua edhe në sfidën e parë, që Spanja zhvilloi ndaj Kroacisë.

Lajm i mirë për tifozët, por edhe për lojtarët kuqezi, të cilët me siguri janë duke e ndjekur sfidën nga kampi bazë, aty ku kombëtarja po qëndron në Gjermani.

Sfida me Spanjën do të luhet më 24 Qershor në Dyseldorf./tvklan.al