Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Dan Everts numri një i OSBE-së në i jep lamtumirën Shqipërisë me takimin e fundit me Presidentin e Republikës Rexhep Mejdani. Everts diplomati hollandez që për dy vjet me radhë kreu në Tiranë misionin e vështirë të pajtimit të politikanëve shqiptarë tashmë të njejtin mision do ta kryej në misionin e pas luftës.

Presidenti Mejdani ka vlerësuar rolin e Dan Everts si ndërmjetës mes qeverisë dhe opozitës. Në intervistën e tij të fundit për mediat elektronike Dan Everts shprehet se si kryetar i misionit të OSBE-së në Kosovë do të përpiqet në krijimin e kushteve për ngritjen e institucioneve diplomatike nëpërmjet organizimit të zgjedhjeve të lira.

Everts është për sigurimin e bashkjetesës mes komuniteteve që jetojnë në Kosovë, zhvillimin e mediave të lira, vënien në jetë të programeve për rindërtimin e ekonomisë. Edhe në Kosovë do të ndihem sin ë shtëpinë time shprehet Everts pasi do të jem përsëri mes shqiptarëve./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame