Pallatet Hawai vendosur për tu prishur nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të bashkisë Tiranë nuk kanë leje të saktë ndërtimi, madje nuk kanë ndërtuar në pronë të tyre por kanë shkelur kondicionet urbane, kjo është përgjigja e bashkisë Tiranë dhënë firmës Hawai. Për banorët të cilët kanë pronontuar shtëpitë në këto pallate, ato duhet të dëmshpërblehen nga vetë firma, shprehet drejtori i përgjithshëm i urbanistikës në bashkinë e Tiranës.

Alban Eftimi: Ky është një ndërtim pa leje, ndërtim i spostuar shumë metra, me një projekt të ndryshuar nga ai që është paraqitur fillimisht, i ndryshuar në formë, domethenë atje ku duhet të ishte pa dritare ka dritare apo ballkone.

Gazetarja: Ju kur të gjitha këto i dinit, përse nuk është ndërhyrë më parë në mënyrë që mos të sillnim një problem të tillë social në këto momente kur pallati ka përfunduar ?

Alban Eftimi: Këtu vime në një situatë lëmshi kopetencash të ngjashme me ate të kolektorit dhe problemeve qe lidhen me të. Domethenë ne kemi kërkuar jo më kot vazhdimisht qe policia ndërtimore të shkrihet me policinë bashkiake kjo sepse është shumë e llogjikshme dhe e lehtë që një institucion sic është bashkia e një qyteti apo një komune e cila jep lejen e ndërtimit, i ka të gjitha mjetet dhe kopetencat qe të kontrrollojë ndërtimet në mënyrën e zbatimit të tyre.

Përvec lëmshit të kopetencave zoti Eftimi shprehet se banorët nuk duhet të paguanin para përpara hipotekimit të shtëpive të tyre dhe nuk duhet të gënjeheshin nga formularë pa parë lejen e ndërtimit.

“Fajin e ka firma Hawai e cila është një firmë shumë e rëndësishme, qe ka shumë vjet që ndërton, që ka ndërtuar shumë pallate dhe që nuk respekton legjislacionin në fuqi”./tvklan.al