Mijëra persona kanë formuar radhë të gjata në pritje për të blerë biletat e mbetura të Lojërave Olimpike Pekin 2008. Në mes të vapës ku termometri shënon deri në 35 gradë Celsius, turma njerëzish presin me orë të tëra të detyruar të konsumojnë ushqimet pa lëvizur nga vendi.

Organizatorët kanë vënë në shitje 820 mijë kuponët e fundit, të cilat parashikohen të shiten brenda pak ditëve. Deri më tani biletat që janë siguruar vetëm me porosi në internet. Pjesa dërrmuese e biletave të pa shitura ende janë në garat e notit, bejsbollit apo skermës.

Një person mund të tërheqë nga pikat e shitjes deri në dy kupona të të  njëjtës garë. Çmimet e tyre shkojnë nga 669 dollarë për ceremoninë e hapjes në 4 dollar për eliminatoret e Softbollit. Organizatorët presin të fitojnë nga shitja e biletave rreth 140 milion dollar sipas agjencisë së lajme Xinhua./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku