Aktori i njohur Majkëll Dagllas nuk vjen në Shqipëri për të luajtur ndonjë film apo për të kujtuar rolet e tij të sukseshme por për përkatësinë e tij në një tjetër formë. Mesazheri i paqes, Majkëll Dagllas, i caktuar nga Sekretari i Përgjithshëm Kofi Anan mbërrin sot në Gramsh, qytet i përfshirë nga projekti pilot i PNUD-it, “Armët në shkëmbim të zhvillimit”.

Çarmatimi nuklear dhe ndalimi i përhapjes së armëve të vogla janë ato që do të çojnë njerëzimin përpara. Këto janë mesazhet e aktorit Dagllas. Dagllas i ka bërë apel botës të bashkohen për të bërë armët bërthamore një tmerr të së kaluarës. Dagllas ka vizituar qytetin e Elbasanit duke inkurajuar banorët të shtrijnë këtë projekt edhe në këtë rajon.

Në axhendën e tij parashikohen takime me personalitete të larta të shtetit. Presidentin Rexhep Mejdani, Kryeministrin Majko dhe përfaqësues të tjerë të Pushtetit Lokal. Në koncertin me këngëtarë të muzikës së lehtë shqiptare, “Jo armë” Dagllas do flasë para një audience të gjërë mes të cilëve do të ndodhen parlamentarë,ministra, studentë dhe gazetarë. Ora 13:00 e ditës së nësërme e shoqëro në aeroport./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti