Maqedonia është gati për zgjedhjet e së dielës, pak orë i ndajnë 1 milion e 700 mijë zgjedhësit nga hedhja e votës. Ndërkohë që subjektet politike kanë respektuar heshtjen zgjedhore që nisi mesnatën e së premtes.

Pas 20 ditësh fushatë elektorale e nxehtë dhe me incidente, dita e sotme i ka kaluar thuajse tërësisht e qetë. Ndërsa komisioni shtetëror zgjedhor ka përfunduare shpërndarjen  e materialeve zgjedhore. Në garën e ditës së nesërme janë 18 subjekte politike dhe 2 koalicione. Mbi 2900 qendra votimi do të qëndrojnë hapur që prej orës 7 deri në orën 19 të mbrëmjes, ndërkohë që zgjedhjet do të monitorohen nga më se 5 mijë vëzhgues. Por sot kanë votuar kategori të veçanta si ushtarët dhe të burgosurit.

Zgjedhjet e 1 qershorit janë të 6 në radhë që prej shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë në vitin 1991, por janë të parat që mbahen para kohe. Parlamenti u shpërnda thuajse në unanimitet nga të gjithë partitë politike. Pasi Maqedonia nuk arriti të marrë ftesën për në NATO në samitin e Bukureshtit, si pasojë e konfliktit me Greqinë për çështjen e emrit.

Sondazhet e deri tanishme nxjerrin fitues kryeministrin aktual Nikolla Gruevski dhe koalicionin e drejtuar nga VRMNO-DPMNE. Në radhët e shqiptarëve në avantazh parashikohet të jetë Ali Ahmeti dhe partia e tij Bashkimi për Integrim./tvklan.al