Elbasani është tema e Maratonës së Këngës Popullore të cilat traditat dhe kultura e këtij qyteti do të shpalosen denjësisht nga të ftuarit e mbrëmjes të cilët janë : Bedri Dedja dhe kompozitori Alfons Balliqi. Konkurenti i parë i diskofolkut është një interpretues tipik i muzikës pop por ka ekperimentuar disa herë me muzikën popullore duke e sjellë atë disa herë nën ritmet e muzikës moderne. Me këngën “Tumankuqja” këndon Sajmir Braho.

E ftuara e mbrëmjes është pikërisht nga Elbasani por që mbrëmjen e sotme shoqërohet nga një grup. Ajo është Englantina Toska.

Konkuruesi i dytë i diskofolkut nuk është vetëm një këngëtare por një “showgirl” e vërtetë. Vitin e kaluar ajo ka prezantuar spektaklin “Netë Vere”, ndërkohë që direkte ka vazhduar studimet në Francë, por dëshira e madhe që ka për muzikën bën që të kthehet vazhdimisht në vendin e saj të lindjes. Ajola Xoxe sonte vjen me këngën “Sa të doja more djalë” të orkestruar nga Altin Shehu.

Të ftuarit special të natës së sotme janë Medi Zena dhe Sopot Zorica.

Pjesëtari i fundit i grupit “The Dreams” do të konkurojë i shoqëruar nga partnerja e tij Migena Gjata. Ata do të sjellin në skenë këngën “Lule të bukura ka Tirana” të orkestruar nga Gent Lako./tvklan.al

Moderatorë: Rudina Magjistari dhe Gulielm Radoja