Maratona e Këngës Popullore dhe Qytetare sonte do të flasë për kulturën dhe traditën e qytetit të Shkodrës. I ftuari i mbrëmjes së sotme që do të përshëndesë me një kolazh këngësh shkodrane është Bujar Qamili. Bujar Qamili është dhe fituesi i çmimit të parë të edicionit të parë të Matonës së Këngës Popullore.

Konkurentja e parë që hap konkurimin e diskofolkut është cilësuar i një nga talentet më të reja të muzikës së lehtë në Kosovë. Ajo i viziton shpesh skenat dhe kompeticionet e ndryshme muzikore që zhvillohen në Shqipëri. Me një këngë të orkestruar nga Naim Krasniqi,këndon Adelina Thaçi.

Të ftuarit e natës së sotme të cilët do të shpalosin kulturën dhe traditat e qytetit të bukur të Shkodrës janë : Tish Daia si dhe bashkëshortën Florinë dhe Ndre Gjergji.

I ftuari i dytë është përsëri një përfaqësues i qytetit të Shkodrës dhe një interpretues mjaft i njohur i jareve shkodrane. Ai është Adnan Bala.

Konkurentja e rradhës është një zë i  njohur i muzikës së lehtë shqiptare i cili vjen pas një periudhe heshtjeje. Me këngën “ Plas moj zemër” të orkestruar nga Naim Krasniqi, këndon Jolanda Dhamo.

Jozefina Topalli është e ftuara speciale e mbrëmjes.

Konkurenti i radhës në festivalin e diskofolkut vjen me një serenatë të orkestruar nga Dorian Gjoni. Gjergj Jorgaqi interpreton me këngën “Kali i bardhë”.

Një nga zërat më të spikatur të muzikës shkodrane, Violeta Zefi interpreton me një kolazh këngësh shkodrane.

Konkuruesja e katërt e mbrëmjes është një këngëtare e cila vjen nga Vlora dhe interpretuese e muzikës së lehtë. Me një këngë të orkestruar nga Altin Shehu, konkuron këngëtarja Silva Gunbardhi./tvklan.al

Moderatorë: Rudina Magjistari dhe Gulielm Radoja