Në bregdetin e Vlorës, midis mijëra qytetarëve u zhvendos këtë herë Maratona e Këngës Popullore Qytetare.

Duke përshkuar shumë kilometra nga jugu në veri, këngët e traditës sonë u përcollën jo vetëm nga këngëtarë të zonës, por dhe artistë të tjerë të njohur të skenës.

Grupi Ali Pasha: “Që të këndosh të maratona këngës popullore është nder dhe fatmirësisht ne na kanë pritur mirë në të gjitha qytetet. Të mrekulluar në Elbasan, në Pogradec, në Ulqin do me thënë që ishte kështu.”

Grupi Ali Pasha: “Është shumë bukur të këndosh në Vlorë, shumë shumë bukur, ndihem unë si në shtëpinë time. Faleminderit!”

Daniela Kostandini: “Pjesëmarrja në maratonë?”

Grupi Ali Pasha: “Po shumë e mrekullueshme është nder i madh.”

Një tjetër zë i ëmbël nga Vlora është edhe Maja një këngëtare që vjen pas shumë vitesh në atdhe nga emigracioni dhe prezantohet në maratonë me këngë të pëlqyera nga publiku.

Maja Aliçka: “Është një prezantim që me thënë të drejtën mua më pëlqen, është hera e parë që marr pjesë. Siç ju thash unë nuk kam jetuar këtu dhe më pëlqen jemi afër me publikun, falënderoj për këtë edhe televizionin Klan i cili bën këtë lloj organizimi.”

Një këngëtar pjesëmarrës në maratonë është edhe Saimir Çili.

Saimir Çili: “Unë do të thosha që është një eveniment shumë i bukur sepse këngën tonë e kemi shumë të bukur nga të gjitha trevat që nga jugu në veri. Dhe çdo këngëtar i muzikës së lehtë them se duhet të merrte pjesë në këtë maratonë.”

Por gjatë turit të tij në  qytete të ndryshme ky eveniment ka ngjallur një interes të madh te publiku aq sa adhuruesit e këngës popullore kanë udhëtuar enkas nga kryeqyteti në drejtim të Vlorës për të ndjekur këtë spektakël.

“Nga Tirana”

Daniela Kostandini: “Enkas për maratonën?”

“Enkas për maratonën dhe veçanërisht për Erandën.”

Të tjerë mendojnë së ky evinement paraqet tabanin tonë në mënyrë dinjitoze larg vulgariteteve të viteve të fundit.

“Po shikoj që shumë nga këngëtarët që kanë debutuar sonte në këtë skenë, kanë sjellë një këngë me të vërtetë qytetare larg vulgaritetit.”

Maratona e këngës  popullore qytetare është sjellë falë mbështetjes së ministrisë së turizmit, kulturës, rinisë dhe sporteve dhe kujdesit të veçantë të zotit Ylli Pango. Por edhe bashkisë së Vlorës  me në krye zotin Shpëtim Gjika, me sponsorizmin e kompanisë së telefonisë celulare Vodafon.

Spektakli i verës u përgatit nga grupi promotorëve, stafi mjaft i përkushtuar i televizonit dhe ESP studio. ndërsa pjesa tjetër e maratonës do të jetë qyteti jugor i Sarandës, të mërkurën në mbrëmje në një spektakël që premton më shumë se muzikë./tvklan.alGazetare: Daniela Kostandini