Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Të gjithë shqiptarët ilegalë që jetojnë në Belgjikë, do të kthehen brenda dy-tre javësh. Vendi i cili kohët e fundit ishte kthyer si molla e artë, për shumë shqiptarë, ka vendosur të mos tolerojë më, duke u nisur ndoshta dhe nga nami i keq i shqiptarëve atje. Vetëm para dy ditëve në Belgjikë, shqiptarët u bënë protagonist të një krimi, ku pas një atentati mbetën të vrarë dy vëllezër nga Tepelena, njëri prej tyre ende efektiv policie.

Marrëveshja për të rikthyer mbi dy mijë shqiptarë ilegalë, u nënshkrua sot në Tiranë nga dy ministrat respektiv të rendit. I ftuar nga autoritetet shqiptare, ministri i Mbretërisë Belge ka firmosur marrëveshjen e ripranimit mes dy policive tona, duke i hapur rrugën një bashkëpunimi kundër trafiqeve dhe shkëmbim informacioni./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj