Kylian Mbappe, me maskë apo pa maskë, është lojtari më i shpejtë i këtij Europiani. Sulmuesi francez gjatë një prej aksioneve regjistroi shpejtësinë maksimale 36,5 kilometra në orë. Këto të dhëna janë publikuar nga UEFA pas ndeshjeve çerekfinale të Euro 2024.

Kufirin e 36 kilometrave në orë e ka prekur Ferran Torres i Spanjës. Podiumin në këtë klasifikim të veçantë e plotëson Sesko i Sllovenisë. Në dhjetëshen e parë të gjithë lojtarët e kalojnë 35 kilometrat në orë ku janë gjermani Sane, rumuni Mihalia apo francezi Theo Hernandez.

Më i shpejti nga lojtarët e Shqipërisë është Nedim Bajrami, i cili përfshihet në top 20. Mesfushori me tipare sulmuese regjistroi gjatë një aksioni shpejtësinë 34,8 kilometra në orë.

Tv Klan