Kylian Mbappe nuk është futbollisti më i paguar në La Liga pas lëvizjes së tij të suksesshme te Real Madridi.

Asnjë lojtar nuk ka fituari më shumë para se sa francezi gjatë dy viteve të fundit pasi ai nënshkroi një kontratë fitimprurëse me Paris Saint-Germain.

Por francezi refuzoi mundësinë pë të fituar edhe më shumë që të mund të realizonte ëndrrën e tij, e të transferohej në ‘Bernabeu’.

Mbappe, 25 vjeç, do të paguhet 26.3 milionë paund në vit, e do të jetë lojtari më i paguar te “Los Blancos”.

Por pagesa e tij do të jetë më e ulët se sa e sulmuesit të Barcelonës, Robert Levandovski si edhe mesfushorit të katalansve, Frenkie de Jong, që është edhe lojtari më i paguar në La Liga me 31.6 milionë paund në vit, raporton tabloidi britanik “The Sun”.

Gjashtë lojtarë të Real Madridit janë në dhjetëshen e më të paguarve në kampionatin spanjoll.

Edhe pse ylli francez u transferua në “Bernabeu” si futbollist i lirë, ai përfitoi 85.5 mln paund si bonus mirëseardhjeje.

Klubi parisien tentoi që ta bindte atë të qëndronte në “Park de Prins” dhe i ofroi një pagesë prej 86 milionë paundesh në sezon nëse rinovonte.

Klan News