Anduena  Llabani: “ Në mesditë në aeroportin Nënë Tereza është ulur avioni me 95 kontingjentet shqiptar të cilët kanë lënë misionin e tyre paqeruajtës në Bagdad. Ky është kontingjenti i parë e cili mbërrin në Shqipëri, ndërsa javën e ardhshme pritet të vijë pjesa e tjetër e mbetur në Mosul”.

Gazmend Oketa: “Sinqerisht patëm sot disfaksionin e madh për të disatën herë të dëgjojmë vlerësimet maksimale për ushtarakët shqiptarë.”

Aktualisht në Irak ndodhen dhe 218 trupa të tjerë ushtarë shqiptarë. Që nga 14 prilli i vitit 2003 ministria e mbrojtjes ka angazhuar në operacionin “Liria e Irakut” ,1338 ushtarë shqiptarë.

Ushtar: “Kjo ishte gjëja më e mirë që kryem me sukses misionin dhe erdhëm në prag të vitit të ri.

Anduena Llabani: “Na thuaj një të vërtetë e keni ndjerë veten të rrezikuar gjatë këtij misioni që deri diku ishte i vështirë?

Ushtar: “Kishte raste me të vërtetë që kishte vështirësi. Me vërtetë ai që merr pjesë nëpër misione jashtë shteti me vërtetë përfiton shumë nga jeta mëson shumë gjëra.”

Ministri shqiptar i mbrojtjes Gamend Oketa deklaroi se trupat ushtarake shqiptare do të vazhdojnë të angazhohen në misione të tilla të rëndësishme, aq më tepër kur Shqipëria pritet të bëhet anëtare me të drejta të plota në NATO .

Gazmend Oketa: “Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj në të gjitha ato misione ku do të kërkohet kontributi i forcave të armatosura të republikës së Shqipërisë për më tepër siguri, stabilitet.

Jo vetëm në rajon, por në mbarë botën. Besoj dhe jam i bindur se padiskutim ka një meritë shumë të madhe në përshpejtimin e hapave të Shqipërisë drejt anëtarësimit në NATO. ”/tvklan.al