Këtë fundjavë bregdeti i Durrësit ka qenë i tej mbushur si asnjëherë tjetër me pushues të ardhur nga të katër anët e vendit.

E këtë vit ky bregdet është vendosur nga panorama kaotike, ai ofron një infrastrukturë krejt ndryshe nga ajo e një viti më parë. Që në nisjen e sezonit turistik janë marrë masa për të siguruar ujë të pijshëm dhe energji elektrike për 24 orë.

Rëra dhe uji i pastër i Adriatikut ka bërë që këtë vit turistët të dyfishohen ende pa hyrë muaji korrik dhe gusht, që kanë edhe fluksin më të madh të pushuesve. Edhe vetë plazhistët e pranojnë se këtë vit gjërat kanë ndryshuar për mirë.

Pushuesja 1: “Ambienti shumë i këndshëm, mund të themi që infrastruktura është shumë e rregullt. Mirëmbajtja e plazhit, higjiena e pastër.”

Pushues: “Me sa shoh ka përmisim, afërsisht ka përmisim me mirë se vitet e tjera.”

Pushuesja 2: “Kam ardhur nga Italia dhe më pëlqen është shumë bukur është pastër, çdo vit vij këtu.”

Masa të rrepta janë marrë edhe nga policia e qytetit bregdetar për të garantuar pushuesit. Edhe vetë operatorët turistikë kanë lënë pas parcelizimet e ranishtës dhe tejmbushjen e saj me shezlon. Tashmë gjithçka është e sistemuar dhe kjo bëhet me qëllimin e vetëm thithjen e turistëve nga vendi dhe rajoni.  

I konsideruar si një nga më të mirët në vend edhe këtë vit ky plazh pritet të ketë numrin më të madh të turistëve./tvklan.al

Gazetar: Edian Gjoni