Bukuritë e natyrës, rëra apo bukuria e plazhit jo në çdo rast janë të mjaftueshme për të tërhequr pushuesit. Çmimet janë po aq të rëndësishme, në Durrës zëri kryesor i një pakete turistike siç është akomodimi, këtë muaj ka pësuar një rritje prej 20%.

Pushuesit thonë se kjo rritje është jo reale, për shkak të shtrenjtimit të fjetjes shumë pre tyre pohojnë se janë detyruar të shkurtojnë ditë qëndrimi.

“Çmimet në krahasim me vendet tjera tani sezon pushimesh është sikur janë më të shtrenjta.”

“Shumë të shtrenjta, se përballojmë dot.”

“Besoj që për neve që jemi nga Maqedonia e Kosova janë në krahasim me vendet e tjera turistike.”

Nga ana tjetër pronarët e hoteleve lidhin gjithçka me rritjen në përgjithësi të shpenzimeve dhe me përmisimin e kushteve të akomodimit. Megjithatë përgjatë bregdetit të Durrësit, vihet re një luhatje çmimesh. Ku ato të hoteleve konkurrohen ga ato të shtëpive me qera. Ndonëse këtë të fundit nuk i ofrojnë të gjithë komoditetet e hoteleve./tvklan.alGazetare: Enkelejda Arapi