“Jemi nisur drejt Thumanës dhe  do të kalojmë në aksin e ri Thumanë-Kashar. Aktualisht jemi në dalje të Tiranës. Përpara se autostrada të hapej, ne do te arrinim në destinacion për 1 orë, ose 1 orë e 30 minuta. Le ta shohim sesa kohë do na duhet me rrugën e re, ora aktualisht është 12:22 minuta”, raporton gazetarja Dorina Halili.

Në autostradën Tiranë-Durrës gjetëm trafik, por me të hyrë në aksin Thumanë-Kashar, qarkullimi i automjeteve u lehtësua ndjeshëm.

Për qytetarët që duan të shkojnë në aeroport në nyjen e Rinasit kanë ndalesën e parë aty ku bëhet pagesa e rrugës, që ende nuk ka nisur të vilet derisa koncensionari të përmbyllë përfundimisht të gjitha punimet dhe rruga të kolaudohet.

Pas kalimit të traut, aksi më tej të çon në drejtim të Fushë-Krujës, për të përfunduar në Thumanë. Me nisjen nga Rinasi, dalja e parë bëhet në Mamurras.

“Pas 23 minutash rrugë ku pjesë e saj ishte edhe autostrada e parë në Shqipëri ku lejohet shpejtësia deri në 130 km për orë, kemi mbërritur në Thumanë”, raporton gazetarja Dorina Halili.

Aksi i gjatë prej 21 kilometrash është me koncension për 35 vite. Hapja e tij këtë sezo n veror do të lehtësojë ndjeshëm trafikun që krijohej shpesh sidomos në zonën e Fushë-Krujës.

Tv Klan