Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me Kryeministrin Ilir Meta dhe me demokratin Gramoz Pashko.

Gazetari:- Si ndjeheni në këtë ambjent rinor?

Kryeministri Ilir Meta:- “Në këtë ambjent ndihem edhe me i ri seç jam”.

Gazetari:- Ju ringjallet nostalgjia e 9 vjetëve më parë?

Kryeministri Ilir Meta:- “Nuk më pëlqen të jem nostalgjik në përgjithësi dhe përsa i takon 9 vjetëve më parë atëherë unë kam qenë pak a shumë mosha e gjithë pjesmarrësve, e shumicës së tyre këtu. Ka qenë një kohë e ëndërrave shumë të mëdha e një kurajo shumë të madhe dhe mbas 9 vjetësh ëndërrat janë lodhur pak, ka një lloj zhgënjimi por është koha mendoj që të krijojmë një besim të ri për të ardhmen dhe është koha ta ndërrojmë parrullën: nga e duam Shqipërinë si gjithë Europën, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europën. Pa dyshim që është fjala për një politikë të re në radhë të parë, për politikën e institucioneve, për politikën e rregullave të lojës, për politikën e mos personalizimit të institucioneve, e cila ka bërë që në këto 9 vjet si rezultat i këtij personalizimi, njerëzit të metat e individeve pakënaqesinë ndaj individeve, t’ua veshin institucioneve, t’i sulmojnë institucionet, t’i rrezojnë institucionet dhe kjo ka bërë të kalojmë disa kriza. Pra është koha e një mentaliteti krejt ndryshe nga ai që ka paraqitur zoti Berisha dhe të tjerë si ai të paktën deri tani”.

Gramoz Pashko:- Çfarë është realizuar në këto 9 vjet. Unë nuk dua ta diskutoj ashtu fare. Unë dua të diskutoj këtë gjë: sikur ju të më thoshit që pas 9 vjetësh Shqipëria do kishte Piramida, do të shfaqej fenomeni Sude, njerëzit do rrëmbenin armët, do kishte kriminalitet, do të ketë drogë, do të ketë ksi gjërash, do ketë gjithë këto probleme që në të gjithë i dimë, tani sa të mëdhaja janë, a do ngriheshit juve në Dhjetor po t’ju thoshnin që do të ndodhte kjo gjë? Uneë them po”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame