Kryetari i LSI-së Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me ish-punonjës të administratës, të cilët janë larguar nga vendet e punës gjatë qeverisë së kryeministrit Berisha. Sipas Metës, nëpunësit civil jetojnë me pasigurinë e vendit të punës, nëpunësit civil jetojnë me pasigurinë e vendit të punës pasi mund ti zihet nga militantë ose nga miqtë e shefave politikë. Meta ka shtuar se tani është koha për t’i kthyer nëpunësit e shtetit dinjitetin dhe sigurinë e punës.

Ilir Meta: “Duhet të siguroj se të gjitha ata që kanë humbur në mënyrë të padrejtë dhe vetëm për arsye politike vendet e punës, të cilët kanë fituar përsëri vendet e punës përmes ankimimeve të tyre dhe nuk janë zbatuar vendimet as të komisionit të shërbimit civil dhe as të gjykatave do t’i rifitojnë ato sepse ne do të respektojmë ligjin.”

Sipas Metës as studentët që mbarojnë shkollën në vend apo jashtë me rezultate të shkëlqyera nuk kanë besim se mund të punësohen në administratën publike pasi për të filluar punë dhe të kesh mbështetjen e partisë në pushtet./tvklan.al