Lëvizja Socialiste për Integrim ka dhënë garanci se do të mbrojë interesat e gruas shqiptare në një shoqëri që ruan ende tipare konservatore. Kryetari Ilir Meta foli për një program të posaçëm në këtë drejtim që merr përsipër të zgjidhë probleme e të rrisë përfaqësimin e gruas në nivele vendimmarrëse.

Ilir Meta: “Që do të sigurohet jo vetëm nga vetë një shkallë më e lartë e arsimimit, por edhe nga politikat favorizuese për punësimin e gruas nga ana e shtetit dhe e shoqërisë dhe për të mbërritur pastaj në përfaqësimin e saj që nga kuvendi, administrata shtetërore dhe në të gjitha nivelet sociale dhe ekono0mike të shoqërisë sonë, pra mendoj që është një program i tërë.”

Në takimin e zhvilluar në Durrës, Meta theksoi se barazia gjinore mbetet ende një sfidë e madhe e shoqërisë shqiptare./tvklan.al